Feasibility Study, Detailed Design & ESMPs for Janjary
System, including Janjari’s canal, irrigation scheme of
Konispol, and Janjari & Mursi dams and Supervisory
Services for rehabilitation works of Janjari System”
Feasibility Study, Detailed Design & ESMPs for Janjary
System, including Janjari’s canal, irrigation scheme of
Konispol, and Janjari & Mursi dams and Supervisory
Services for rehabilitation works of Janjari System”
Menaxhimi i mbetjeve dhe garantimi i një mjedisi të pastër janë ndër përgjegjësitë më të rëndësishme të pushtetit vendor dhe një faktor kyç për cilësinë e jetës së qytetarëve. Në Bashkinë Konispol, ku territori përfshin zona urbane dhe rurale me karakteristika të ndryshme, organizimi efektiv i grumbullimit të mbetjeve dhe mirëmbajtja e pastërtisë publike përbëjnë një sfidë të vazhdueshme, por edhe një prioritet të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.
Ky Plan për Grumbullimin e Mbetjeve dhe Pastrimin e Territorit përfaqëson angazhimin tonë për të ndërtuar një sistem modern, efikas dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe standardeve mjedisore. Dokumenti është hartuar mbi bazën e vlerësimeve konkrete të situatës ekzistuese, analizës së nevojave lokale dhe konsultimeve me institucionet dhe komunitetin.
Vizionin tonë e kemi të qartë:
“Të sigurojmë një shërbim gjithëpërfshirës, efikas dhe të qëndrueshëm të grumbullimit të mbetjeve dhe pastrimit të territorit në Bashkinë Konispol, duke garantuar mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe rritjen e ndërgjegjësimit komunitar për një territor të pastër, të shëndetshëm dhe të zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme.”
Ky plan nuk është thjesht një dokument pune, por një angazhim i Bashkisë për të ofruar shërbime cilësore për çdo qytetar, për të mbrojtur mjedisin dhe për të ndërtuar së bashku një Konispol më të pastër, më të gjelbër dhe më të denjë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Me besim dhe përkushtim,
Ergest Dule
Kryetar i Bashkisë Konispol
HAP TE PLOTE DOKUMENTIN: Plani urban

Me një atmosferë të jashtëzakonshme artistike u zhvillua festivali folklorik “Sofra Konispolate 2026” në Konispol, ku morën pjesë 13 grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare.

Titulli : Konsultim publik për Paketën Fiskale të Bashkisë Konispol për vitin 2026 dhe Buxhetin e Bashkisë Konispol për vitin 2026.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Erges Dule.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Konispol ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Paketën Fiskale të Bashkisë Konispol dhe Buxhetin e Bashkisë Konispol për vitin 2026.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Konispol dhe Njësitë Administrative Xarre dhe Markat sipas kalendarit më poshtë:
Data Ora Vendi
Njësia Administrative Xarre 04.11. 2025 17.00 Qendra e fshatit
Konispol 19.11.2025 17.00 Salla e mbledhjeve te Bashkisë
Njësia Administrative Markat (Shalës) 20.11.2025 17.00 Qendra e fshatit
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected] dhe [email protected]
Pjesëmarrës:
Forma e konsultimit: Takim
| Qëllimi i këshillimit publik | Konsultimi publik në terren synon konsultimin për Paketën Fiskale të Bashkisë Konispol për vitin 2026 dhe Buxhetin e Bashkisë Konispol për vitin 2026. |
|
Përshkrimi i çështjes
|
Miratimi i draftit të buxhetit dhe paketës fiskale është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizojë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve. Gjithashtu, niveli i taksave dhe tarifave në paketën fiskale janë një element shumë i rëndësishëm dhe proces i cili duhet të kalojë përmes konsultimit të gjerë në publik. |
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Bashkisë Konispol dhe Këshillit Bashkiak: [email protected] dhe [email protected]. BRENDA DATËS 22.11.2025
|
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në datën 22.11.2025, nëpërmjet adresave të emailit: [email protected] dhe [email protected] :
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Konispol do të ndjekë hapat si vijon: 1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Ekonomise dhe Financës, taksave dhe tarifave dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës, taksave dhe tarifave të cdo rekomandimi dhe opinioni. 4. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 5. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar. 6. Monitorimi i zbatimit të tij. |
| Data e publikimit | 01.11.2025 |