Detyra të Drejtorisë së Personelit dhe Burimeve Njerëzore

 

  1. DPBNJrealizon manaxhimin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Konispol.
  2. Përgatit projekt-urdhëra dhe projekt-vendime për t’u miratuar nga Titullari.
  3. Ushtron kompetencat disiplinore mbi nëpunësit civilë.
  4. Ndjek dhe kontrollon punën që bëhet nga specialistët e drejtorisë, për përcaktimin dhe dhënien e zgjidhjeve ligjore në afatet e caktuara.
  5. Zbaton me përgjegjësi ligjin “Statusi i Nëpunësit Civil”.
  6. Ndjek në vazhdimësi disiplinën dhe pasqyrimin e masave disiplinore, kur ka, në dosjen personale të çdo nëpunësi.
  7. Ruan, sistemon dhe administron dosjet dhe librezat e punës së punonjësve që janë ose merren në punë në Bashkinë e Konispolit, duke bërë inkuadrimin e tyre sipas rregjistrit themeltar.
  8. Ndjek në dinamikë pasurimin e dosjes së personelit, duke bërë në to ndryshimet përkatëse, në bazë të urdhërave dhe vendimeve për lëvizje, dhënie stimujsh dhe masash disiplinore, mbarim shkolle dhe kurse, duke vendosur në pjesën përkatëse vlerësimet periodike të punës së nëpunësit.
  9. Përgatit programe pune për trajnimin dhe formimin profesional të nëpunësve të shërbimit civil.
  10. Harton rregulloren e drejtorisë dhe të Institucionit, në bazë të përshkrimeve sipas specifikës së punës.
AlbaniaUSA