Titulli : Konsultim publik për Paketën Fiskale të Bashkisë Konispol për vitin 2026 dhe Buxhetin e Bashkisë Konispol për vitin 2026.

Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Erges Dule.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Konispol ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Paketën Fiskale të Bashkisë Konispol dhe Buxhetin e Bashkisë Konispol për vitin 2026.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Konispol dhe Njësitë Administrative Xarre dhe Markat  sipas kalendarit më poshtë:

Data                   Ora                        Vendi

 

Njësia Administrative Xarre                                                   04.11. 2025                17.00                                    Qendra e fshatit

Konispol                                                                                  19.11.2025                 17.00                Salla e mbledhjeve te Bashkisë

Njësia Administrative Markat (Shalës)                                  20.11.2025                 17.00                                    Qendra e fshatit

 

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected] dhe [email protected]

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori i tatim taksave, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratoret e Njësive Administrative.
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Konispol, anëtarët e shoqërisë civile, Përfaqësues të bizneseve, OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave

 

 

 

 

 

Forma e konsultimit: Takim

Qëllimi i këshillimit publik Konsultimi publik në terren synon konsultimin për Paketën Fiskale të Bashkisë Konispol për vitin 2026 dhe Buxhetin e Bashkisë Konispol për vitin 2026.
 

Përshkrimi i çështjes

 

 

Miratimi i draftit të buxhetit dhe paketës fiskale është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizojë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve. Gjithashtu, niveli i taksave dhe tarifave në paketën fiskale janë një element shumë i rëndësishëm dhe proces i cili duhet të kalojë përmes konsultimit të gjerë në publik.
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Bashkisë Konispol dhe Këshillit Bashkiak: [email protected] dhe [email protected]. BRENDA DATËS 22.11.2025

 

 

 

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit

 

 

Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në datën 22.11.2025, nëpërmjet adresave të emailit: [email protected] dhe [email protected] :

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Konispol do të ndjekë hapat si vijon:

1.       Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje;

2.       Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Ekonomise dhe Financës, taksave dhe tarifave dhe çdo këshilltari të bashkisë;

3.       Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës, taksave dhe tarifave të cdo rekomandimi dhe  opinioni.

4.       Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit;

5.       Njoftimi i administratës për aktin e miratuar.

6.       Monitorimi i zbatimit të tij.

Data e publikimit 01.11.2025

 

 

AlbaniaUSA