Konsultim publik për Planin vendor te Integritetit, 2025-2027, bashkia Konispol.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Erges Dule.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Konispol ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin Vendor te Integritetit, 2025-2027.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Konispol, sipas kalendarit më poshtë:
Konispol
Data Ora Vendi
12.08.2025 11.00 Salla e mbledhjeve të këshillit
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected] dhe [email protected]
Linku i dokumentit: https://www.bashkiakonispol.gov.al/plani-vendor-i-integritetit-bashkia-konispol-2025-2029/
Pjesëmarrës:
Forma e konsultimit: Takim publik.
| Qëllimi i këshillimit publik | Diskutimi dhe mbledhja e rekomandimeve sa i takon Planit Vendor te Integritetit, 2025-2028. |
|
Përshkrimi i çështjes
|
Plani i Integritetit për Bashkinë Konispol ka rëndësi të veçantë për disa arsye kryesore:
· Forcimi i Integritetit Institucional: Ky plan ndihmon në forcimin e integritetit institucional duke vendosur standarde të larta etike dhe profesionale për të gjithë punonjësit dhe drejtuesit e bashkisë. · Parandalimi i Korrupsionit: Duke identifikuar dhe vlerësuar risqet e integritetit, plani kontribuon në parandalimin e praktikave korruptive dhe parregullsive të tjera, duke rritur kështu besimin e publikut në administratën lokale. · Rritja e Transparencës dhe Llogaridhënies: Plani promovon transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha veprimtaritë e bashkisë, duke siguruar që vendimet dhe veprimet e ndërmarra janë të hapura dhe të arsyetuara mirë. · Menaxhimi Efektiv i Burimeve Njerëzore: Plani përfshin zhvillimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore me aftësi të nevojshme për identifikimin, vlerësimin dhe parandalimin e risqeve të integritetit, duke siguruar një administratë më të aftë dhe më të përgjegjshme. · Përmirësimi i Shërbimeve për Qytetarët: Duke përmirësuar etikën dhe integritetin në administratë, plani ndihmon në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe të besueshme për qytetarët. · Ndërveprimi më i Mirë me Publikun: Me rritjen e transparencës dhe ndërveprimit me publikun, plani ndihmon në krijimin e një marrëdhënieje më të fortë dhe më të besueshme midis bashkisë dhe qytetarëve. · Menaxhimi i Riskut: Duke përfshirë menaxhimin e riskut të integritetit në fusha të veçanta të përgjegjësisë, plani siguron një qasje proaktive për identifikimin dhe trajtimin e risqeve të mundshme përpara se ato të bëhen problematike. |
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të Specialistes se Integrimit dhe koordinimit evropian në bashki: [email protected] dhe [email protected] BRENDA DATËS 18.08.2025
|
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli dhe adiministrata për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Konispol do të ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit ose personave përgjegjës në bashki të një Përmbledhjeje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisioneve të cdo rekomandimi dhe opinioni. 4. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit. 5. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar. 6. Monitorimi i zbatimit të tij. |
| Data e publikimit | 31.07.2025 |
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Erges Dule.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Konispol ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin vendor të veprimit për barazinë gjinore, 2025-2028.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Konispol, sipas kalendarit më poshtë:
Konispol
Data Ora Vendi
13.08.2025 11.00 Salla e mbledhjeve ne bashki
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected]
Linku i dokumentit: https://www.bashkiakonispol.gov.al/category/konsultime-publike/
Pjesëmarrës:
Forma e konsultimit: Takim publik.
| Qëllimi i këshillimit publik | Diskutimi dhe mbledhja e rekomandimeve sa i takon Planit vendor të veprimit për barazinë gjinore, 2025-2028. |
|
Përshkrimi i çështjes
|
Plani synon të sigurojë një qasje të integruar dhe të qëndrueshme për promovimin e barazisë gjinore në nivel vendor, duke garantuar pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave në vendimmarrje, përmirësim të qasjes së grave në shërbime dhe mundësi ekonomike, si dhe mbrojtje të të drejtave të tyre.
Objektivat e Planit: 1. Hartimi i një kuadri strategjik lokal që përcakton prioritetet për promovimin e barazisë gjinore në Bashkinë Konispol për periudhën 2025–2027. 2. Identifikimi i fushave prioritare të ndërhyrjes për fuqizimin e grave dhe vajzave, duke përfshirë pjesëmarrjen në vendimmarrje, mundësitë ekonomike dhe përfshirjen sociale. 3. Përcaktimi i objektivave specifikë, treguesve dhe rezultateve të matshme për monitorimin dhe raportimin e progresit. 4. Sigurimi i një mekanizmi bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet bashkisë, këshillit bashkiak, institucioneve arsimore, OJF-ve dhe komunitetit. 5. Përfshirja e masave konkrete dhe të zbatueshme, duke marrë parasysh buxhetin e kufizuar të bashkisë dhe mundësinë e mobilizimit të mbështetjes nga partnerë dhe donatorë. |
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit: [email protected] BRENDA DATËS 19.08.2025 |
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli dhe adiministrata për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Konispol do të ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit ose personave përgjegjës në bashki të një Përmbledhjeje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Barazisë Gjinore, të Ekonomisë dhe Financës, ve dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisioneve të cdo rekomandimi dhe opinioni. 4. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit. 5. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar. 6. Monitorimi i zbatimit të tij. |
| Data e publikimit | 31.07.2025 |
Plan Vendor i Integritetit është rezultat i angazhimit të Bashkisë Konispol për të forcuar transparencën, llogaridhënien dhe etikën në qeverisjen vendore. Dokumenti është hartuar me kontributin e grupit të punës së Bashkisë Konispol si edhe me mbështetjen e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Konispol,
Përmbajtja e këtij plani pasqyron analizat, vlerësimet dhe rekomandimet profesionale të përgatitura me kujdes dhe përkushtim, me qëllim ngritjen e mekanizmave të brendshëm për mbrojtjen e integritetit institucional dhe parandalimin e praktikave të cenueshme ndaj tij. Ky dokument synon të shërbejë si një udhërrëfyes praktik për administratën vendore dhe aktorët lokalë në përmirësimin e qeverisjes publike në Bashkinë Konispol.
Në vijim të këtij angazhimi, Plani i Integritetit parashikon masa konkrete për forcimin e kulturës institucionale të ndershmërisë dhe përmirësimin e performancës në ofrimin e shërbimeve publike. Ai identifikon zonat me risk të lartë për korrupsion dhe propozon ndërhyrje të posaçme për të rritur efikasitetin, transparencën dhe besimin e qytetarëve ndaj administratës vendore. Nëpërmjet këtij dokumenti, Bashkia Konispol angazhohet për një qeverisje të hapur dhe të ndershme, në shërbim të interesit publik.
Gjithashtu, Plani nxit përfshirjen aktive të qytetarëve dhe shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse, duke promovuar një mjedis ku përgjegjshmëria dhe integriteti janë parime udhëheqëse. Zbatimi i suksesshëm i këtij plani do të kërkojë bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve vendore, stafit administrativ dhe komunitetit lokal. Vetëm përmes këtij bashkëpunimi të qëndrueshëm mund të ndërtohet një administratë efikase dhe e besueshme, që reflekton vlerat dhe prioritetet e qytetarëve të Bashkisë Konispol.