NJOFTIM PER KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli : Mbledhja e rekomandimeve per Tavanet Pergatitore Buxhetore 2026-2028 dhe per Draftin e pare te Projekt Buxhetit Afatmesem 2026 – 2028.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkise Z. Erges DULE.
Qellimi: Ky bashkebisedim me banoret dhe grupet e synuara te Bashkise Konispol ka per qellim mbledhjen e sugjerimeve te komunitetit lidhur me projektbuxhetin afatmesem si edhe rekomandimeve per tavanet pergatitore buxhetore.
Kliko këtu për të shkarkuar Tabelat e PBA 2026-2028-Faza-1 – Bashkia-Konispol
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do te zhvillohet ne godinen e bashkise sipas kalendarit me poshte:
Data Ora Vendi
Bashkia Konispol 18.07.2025 18.00 Salla ne bashki
Gjithashtu, sugjerimet e tyre jane te mirepritura, ne adresat e emaileve: [email protected] dhe [email protected]
Pjesemarres:
- Nga ana e Bashkise: Keshilltaret e Keshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkise, Sekretar i Keshillit Bashkiak, Koordinatori per Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjes te administrates, drejtoria e buxhetit dhe finances, sektori i tatim taksave, Kryetaret e Fshatrave dhe Administratoret e Njesive Administrative.
- Nga komuniteti: Banoret e Bashkise Konispol, anetaret e shoqerise civile, OJF dhe Media, Kryetaret e Fshatrave dhe Nderlidhesit Komunitare, grupe interesi
Forma e konsultimit: Takime ne terren.
|
Qellimi i keshillimit publik |
Evdientimi i nevojave dhe i mendimit te komunitetit perkundrejt programeve/sherbimeve qe ofron bashkia, si dhe marrja e rekomandimeve te publikut ne lidhje me planifikimin dhe shpenzimet e parashikuara ne Tavanet Pergatitore Buxhetore 2026-2028 dhe draftin e pare te Programit Buxhetor Afatmesem 2026-2028 te bashkise Konispol |
|
Pershkrimi i ceshtjes qe trajton projektakti
|
Miratimi i Tavaneve Pergatitore Buxhetore dhe Projekt Buxhetit Afatmesem eshte nje vendim i rendesishem qe merret nga Keshilli i Bashkise, pasi percakton fondet qe do te perdoren per te gjitha sherbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancen e tyre. Keshilli i Bashkise duhet te sigurohet qe fondet publike te shkojne per permiresimin e sherbimeve qe ofrohen nga Bashkia per komunitetin dhe adresojne nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese te Bashkise. Per kete, Keshilli i Bashkise do te organizoje kete konsultim publik per te marre mendimin dhe sugjerimet e qytetareve:
· Per menyren se si duhet te shperndahen fondet pergjate 2026-2028 · Per nivelin e financimit te parashikuar ne Tavanet Pergatitore buxhetore 2026-2028 · Sa dhe si fondet e planifikuara per 2026-2028 sherbejne per te permiresuar sherbimet qe ofron bashkia · Per cilat sherbime / funksione, komuniteti mendon se bashkia duhet te shpenzoje me shume gjate tre viteve te ardhshme. |
|
Pyetjet qe ngre Keshilli ndaj publikut
|
Keshilli i Bashkise eshte i interesuar te marre opinionin e komunitetit ne lidhje me ceshtjet si vijon:
1. A jeni dakord me menyren si jane planifikuar te shpenzohen parate? 2. Cilat jane nevojat tuaja, per permbushjen e te cilave duhen permiresuar sherbimet qe ofrohen nga ana e Bashkise? 3. Cilat jane sherbimet prioritare per te cilat bashkia duhet te shpenzoje me shume fonde publike gjate periudhes 2026 – 2028? 4. Per cilin sherbim publik jeni me te kenaqur? Tjeter |
|
Shpjegim te procesit qe do ndjeke dhe veprimet qe do te ndermarre Keshilli per te shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri ne marrjen e vendimit |
Pas mbledhjes se rekomandimeve, Keshilli i Bashkise do te ndjeke hapat si vijon:
1. Pergatitjen nga ana e Sekretariatit te Keshillit te nje Permbledhje te Rekomandimeve dhe rezultateve te plota te takimit/takimeve qe perfshin te gjitha mendimet dhe propozimet qe do te vijne nga komuniteti dhe berja publike e kesaj Permbledhje. 2. Dergimi i Permbledhjes me Rekomandimet Kryetarit te Bashkise, Komisionit te Ekonomise dhe Finances… dhe keshilltareve te KB. 3. Shqyrtimi nga ana e komisionit te ekonomise dhe finances…(mbledhja e komisionit eshte e hapur per publikun sipas datave te parashikuara ne kalendar) te cdo rekomandimi dhe te opinionit te Kryetarit te Bashkise ne lidhje me to; 4. Reflektimi i rekomandimeve te dala nga konsultimi publik ne dokumentin perfundimtar te Tavaneve Buxhetore 2026-2028 si dhe ne PBA 2026-2028 te rishikuar. 5. Diskutimi dhe miratimi i akteve te mesiperme ne seancen e hapur te Mbledhjes se Keshillit ne perputhje me detyrimin ligjor dhe afatet kohore te percaktuara ne te. 6. Informimi i komunitetit, per marrjen ne konsiderate te rekomandimeve ose per mosmarrjen ne konsiderate dhe arsyet e mosmarrjes ne konsiderate te tyre. 7. Publikimi i akteve perkatese ne faqen e Keshillit te Bashkise dhe ne rubriken e transparences se Bashkise. 8. Njoftimi i administrates per aktin/aktet e miratuar. Monitorimi i zbatimit te tij. |
| Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme. | Opsionet e mundshme per t’u shqyrtuar nga ana e Keshillit jane:
Ndryshime ne alokimin e fondeve per programe te caktuara me qellim permiresimin e sherbimeve te ofruara nga Bashkia. |
| Kontaktet dhe afatet e dergimit te komenteve, rekomandimeve, verejtjeve
|
Sugjerimet jane te mirepritura deri me date 14 Korrik 2025, ne adresat e email-it: |
|
Data e publikimit
|
Date 27 /06/2025 |







