Konsultim publik për Planin vendor të veprimit për barazinë gjinore, 2025-2028.

Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Erges Dule.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Konispol ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin vendor të veprimit për barazinë gjinore, 2025-2028.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Konispol, sipas kalendarit më poshtë:

 

Konispol      

Data                    Ora                        Vendi

13.08.2025                  11.00               Salla e mbledhjeve ne bashki

 

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected]

Linku i dokumentit: https://www.bashkiakonispol.gov.al/plani-vendor-i-veprimit-per-barazine-gjinore-2025-2027/

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, administrata e bashkisë
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Konispol, organizata joqeveritare dhe shoqëri civile.

 

Forma e konsultimit: Takim publik.

Qëllimi i këshillimit publik Diskutimi dhe mbledhja e rekomandimeve sa i takon Planit vendor të veprimit për barazinë gjinore, 2025-2028.
 

Përshkrimi i çështjes

 

 

Plani synon të sigurojë një qasje të integruar dhe të qëndrueshme për promovimin e barazisë gjinore në nivel vendor, duke garantuar pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave në vendimmarrje, përmirësim të qasjes së grave në shërbime dhe mundësi ekonomike, si dhe mbrojtje të të drejtave të tyre.

Objektivat e Planit:

1.       Hartimi i një kuadri strategjik lokal që përcakton prioritetet për promovimin e barazisë gjinore në Bashkinë Konispol për periudhën 2025–2027.

2.       Identifikimi i fushave prioritare të ndërhyrjes për fuqizimin e grave dhe vajzave, duke përfshirë pjesëmarrjen në vendimmarrje, mundësitë ekonomike dhe përfshirjen sociale.

3.       Përcaktimi i objektivave specifikë, treguesve dhe rezultateve të matshme për monitorimin dhe raportimin e progresit.

4.       Sigurimi i një mekanizmi bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet bashkisë, këshillit bashkiak, institucioneve arsimore, OJF-ve dhe komunitetit.

5.       Përfshirja e masave konkrete dhe të zbatueshme, duke marrë parasysh buxhetin e kufizuar të bashkisë dhe mundësinë e mobilizimit të mbështetjes nga partnerë dhe donatorë.

Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit: [email protected]  BRENDA DATËS 19.08.2025

 

 

 

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli dhe adiministrata për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit

 

 

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Konispol  do të ndjekë hapat si vijon:

1.       Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit ose personave përgjegjës në bashki të një Përmbledhjeje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje;

2.       Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Barazisë Gjinore, të Ekonomisë dhe Financës, ve dhe çdo këshilltari të bashkisë;

3.       Shqyrtimi nga ana e komisioneve të cdo rekomandimi dhe  opinioni.

4.       Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit.

5.       Njoftimi i administratës për aktin e miratuar.

6.       Monitorimi i zbatimit të tij.

Data e publikimit 09.08.2025

 

AlbaniaUSA