Konsultim publik për Planin vendor te Integritetit, 2025-2027, bashkia Konispol.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Erges Dule.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Konispol ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin Vendor te Integritetit, 2025-2027.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Konispol, sipas kalendarit më poshtë:
Konispol
Data Ora Vendi
12.08.2025 11.00 Salla e mbledhjeve të këshillit
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected] dhe [email protected]
Linku i dokumentit: https://www.bashkiakonispol.gov.al/plani-vendor-i-integritetit-bashkia-konispol-2025-2029/
Pjesëmarrës:
- Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, administrata e bashkisë
- Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Konispol, organizata joqeveritare dhe shoqëri civile.
Forma e konsultimit: Takim publik.
Qëllimi i këshillimit publik | Diskutimi dhe mbledhja e rekomandimeve sa i takon Planit Vendor te Integritetit, 2025-2028. |
Përshkrimi i çështjes
|
Plani i Integritetit për Bashkinë Konispol ka rëndësi të veçantë për disa arsye kryesore:
· Forcimi i Integritetit Institucional: Ky plan ndihmon në forcimin e integritetit institucional duke vendosur standarde të larta etike dhe profesionale për të gjithë punonjësit dhe drejtuesit e bashkisë. · Parandalimi i Korrupsionit: Duke identifikuar dhe vlerësuar risqet e integritetit, plani kontribuon në parandalimin e praktikave korruptive dhe parregullsive të tjera, duke rritur kështu besimin e publikut në administratën lokale. · Rritja e Transparencës dhe Llogaridhënies: Plani promovon transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha veprimtaritë e bashkisë, duke siguruar që vendimet dhe veprimet e ndërmarra janë të hapura dhe të arsyetuara mirë. · Menaxhimi Efektiv i Burimeve Njerëzore: Plani përfshin zhvillimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore me aftësi të nevojshme për identifikimin, vlerësimin dhe parandalimin e risqeve të integritetit, duke siguruar një administratë më të aftë dhe më të përgjegjshme. · Përmirësimi i Shërbimeve për Qytetarët: Duke përmirësuar etikën dhe integritetin në administratë, plani ndihmon në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe të besueshme për qytetarët. · Ndërveprimi më i Mirë me Publikun: Me rritjen e transparencës dhe ndërveprimit me publikun, plani ndihmon në krijimin e një marrëdhënieje më të fortë dhe më të besueshme midis bashkisë dhe qytetarëve. · Menaxhimi i Riskut: Duke përfshirë menaxhimin e riskut të integritetit në fusha të veçanta të përgjegjësisë, plani siguron një qasje proaktive për identifikimin dhe trajtimin e risqeve të mundshme përpara se ato të bëhen problematike. |
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të Specialistes se Integrimit dhe koordinimit evropian në bashki: [email protected] dhe [email protected] BRENDA DATËS 18.08.2025
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli dhe adiministrata për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Konispol do të ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit ose personave përgjegjës në bashki të një Përmbledhjeje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisioneve të cdo rekomandimi dhe opinioni. 4. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit. 5. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar. 6. Monitorimi i zbatimit të tij. |
Data e publikimit | 31.07.2025 |