Konsultim publik për Planin vendor social, 2026-2028.

Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Erges Dule.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Konispol ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin vendor social, 2026-2028.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Konispol, sipas kalendarit më poshtë:

 

Konispol  

Data                    Ora                        Vendi

15.08.2025                 11.00                Salla e mbledhjeve ne bashki

 

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected]

dhe [email protected]

Linku i dokumentit: https://www.bashkiakonispol.gov.al/plani-social-vendor/

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, administrata e bashkisë
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Konispol, organizata joqeveritare, shoqëri civile dhe grupe interesi.

 

Forma e konsultimit: Takim publik.

Qëllimi i këshillimit publik Diskutimi dhe mbledhja e rekomandimeve sa i takon Planit vendor social për 2026-2028.
 

Përshkrimi i çështjes

 

 

1.Vizioni

Konispoli, bashkia me një sistem të integruar dhe të aksesueshëm të mbrojtjes sociale, që bashkon parandalimin, ndërhyrjen e hershme dhe riintegrimin, duke e lidhur kujdesin shoqëror me shëndetin, arsimin dhe punësimin për dinjitet, barazi dhe mundësi për çdo qytetar.

2.Misioni

Misioni i Planit Social të Bashkisë Konispol është të ngrejë dhe  të garantojë një sistem të integruar e të aksesueshëm të mbrojtjes sociale që parandalon rreziqet, ndërhyn herët dhe mbështet riintegrimin, duke e lidhur kujdesin shoqëror me shëndetin, arsimin dhe punësimin—për dinjitet, barazi dhe mundësi për çdo qytetar.

3.Parimet e Planit SocialVendor

Plani Social Vendor i Bashkisë Konispol mbështetet në një qasje gjithëpërfshirëse që vë në qendër të drejtat e njeriut dhe aksesin e barabartë në shërbime, duke adresuar varfërinë, pabarazitë dhe pengesat strukturore që kufizojnë mirëqenien e qytetarëve. Parimet udhëheqëse janë:

 

Përfshirja sociale: Mundësi dhe qasje e barabartë në shërbime e burime për çdo individ dhe komunitet, me fokus në heqjen e barrierave.

Universaliteti dhe mosdiskriminimi: Qasje e barabartë pa dallim gjinie, moshë, aftësie, etnie, statusi socio-ekonomik apo vendbanimi.

Të drejtat e njeriut dhe dinjiteti: Respektim i të drejtave themelore dhe standardeve në çdo ndërhyrje dhe shërbim.

Reduktimi i varfërisë dhe pabarazive: Masa të synuara që zbusin varfërinë, reduktojnë pabarazitë dhe rrisin reziliencën familjare.

Zhvillimi i qëndrueshëm: Balancim i ndikimit social me qëndrueshmërinë financiare e administrative, për rezultate afatgjata.

Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave: Ruajtje e privatësisë dhe përpunim i të dhënave sipas ligjit dhe etikës.

Qeverisje e mire: Transparencë, pjesëmarrje qytetare dhe llogaridhënie në planifikim, vendimmarrje dhe raportim.

Bashkëpunimi dhe partneriteti: Koordinim ndërsektorial dhe aleanca me OJF, sektorin privat, institucionet qendrore dhe komunitetin.

Barazia gjinore dhe qasje e ndjeshme ndaj ciklit jetësor: Shërbime që adresojnë nevoja të ndryshme të grave e burrave dhe përgjatë gjithë ciklit jetësor.

Vendimmarrje e bazuar në të dhëna, standarde dhe Monitorim dhe Vlerlersim: Vendimmarrje mbi të dhëna; përdorim i standardeve të shërbimit; indikatorë SMART, monitorim dhe vlerësim periodik për përmirësim të vazhdueshëm.

Këto parime janë të rëndësishme për krijimin e një Plani Social që trajton nevojat dhe sfidat sociale të banorëve të Bashkisë Konispol, duke garantuar përfshirje, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit.

Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të Drejtoreshes se sherbimeve sociale, në  bashki: [email protected] dhe keshillit bashkiak [email protected] BRENDA DATËS 18.08.2025
 

 

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli dhe adiministrata për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit

 

 

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Konispol  do të ndjekë hapat si vijon:

1.       Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit ose personave përgjegjës në bashki të një Përmbledhjeje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje;

2.       Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Barazisë Gjinore dhe Mireqenies Sociale, të Ekonomisë dhe Financës dhe çdo këshilltari të bashkisë;

3.       Shqyrtimi nga ana e komisioneve të cdo rekomandimi dhe  opinioni.

4.       Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit.

5.       Njoftimi i administratës për aktin e miratuar.

6.       Monitorimi i zbatimit të tij.

Data e publikimit 08.08.2025
AlbaniaUSA