Me një atmosferë të jashtëzakonshme artistike u zhvillua festivali folklorik “Sofra Konispolate 2026” në Konispol, ku morën pjesë 13 grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare.
Në skenën e sofrës konispolate performuan rreth 250 artistë, duke sjellë këngë, valle dhe motive tradicionale që ndezën emocione dhe u shoqëruan me duartrokitje të pafundme nga publiku. Tingujt e jugut, vallet çame, kostumet shumëngjyrëshe dhe pasuria folklorike e çdo treve u bashkuan në një natë të paharrueshme kulture dhe tradite.
🏆 Në përfundim të festivalit, juria ndau çmimet për performancat më të mira:
🥇 Vendi i parë — “Djemtë Çam”, Vlorë
🥈 Vendi i dytë — Ansambli Vllah, Kavajë
🥉 Vendi i tretë — Ansambli “Zëri i Bilbilit”, Sarandë
👏 “Sofra Konispolate 2026” dëshmoi edhe një herë se tradita shqiptare vazhdon të jetojë fuqishëm në zemrat e artistëve dhe brezave që e trashëgojnë me krenari.👏🇦🇱
AlbaniaUSA