Konsultim publik për Planin Vendor i Arsimit Parauniversitar, 2026-2028.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Erges Dule.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Konispol ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin Vendor i Arsimit Parauniversitar, 2026-2028.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Konispol, sipas kalendarit më poshtë:
Konispol
Data Ora Vendi
14.08.2025 11.00 Salla e keshillit bashkiak
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected] dhe [email protected]
Linku i dokumentit: https://www.bashkiakonispol.gov.al/plani-arsimit-parauniversitar-2026-2028/
Pjesëmarrës:
- Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, administrata e bashkisë
- Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Konispol, organizata joqeveritare, shoqëri civile dhe grupe interesi.
Forma e konsultimit: Takim publik.
Qëllimi i këshillimit publik | Diskutimi dhe mbledhja e rekomandimeve sa i takon Planit Vendor i Arsimit Parauniversitar për 2026-2028. |
Përshkrimi i çështjes
|
VizioniTë sigurojmë një arsim parauniversitar gjithëpërfshirës, cilësor dhe të aksesueshëm për çdo fëmijë në territorin e Bashkisë Konispol, duke synuar zhvillimin e një sistemi që përshtatet me realitetin urban dhe rural, mbështetur në planifikim të diferencuar, infrastrukturë të përmirësuar dhe burime njerëzore të fuqizuara, për të garantuar barazi në mundësi arsimimi në të gjitha njësitë administrative. Rekomandime të përgjithshme
1. Vlerësim teknik i infrastrukturës për të konfirmuar realisht nevojat për rikonstruksion apo përmirësim të pajisjeve shkollore. 2. Zhvillimi i një shërbimi psiko-social të qëndrueshëm në bashkëpunim me bashkinë dhe drejtoritë arsimore. 3. Forcimi i përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta përmes ndërtimti të infrastrukturës së përshtatshme për sigurimin e aksesit. 4. Zhvillimi i Bordit të Shkollës dhe strukturave komunitare për të rritur pjesëmarrjen dhe llogaridhënien. 5. Mbledhja më e plotë e të dhënave në terren për komunitetet rome dhe egjiptiane për të vlerësuar nëse ka nevojë për ndërhyrje proaktive.
|
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit: [email protected] dhe keshillit bashkiak [email protected] BRENDA DATËS 18.08.2025
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli dhe adiministrata për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Konispol do të ndjekë hapat si vijon:
1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit ose personave përgjegjës në bashki të një Përmbledhjeje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Arsimit, Kultures dhe Sporteve, të Ekonomisë dhe Financës dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisioneve të cdo rekomandimi dhe opinioni. 4. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit. 5. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar. 6. Monitorimi i zbatimit të tij. |
Data e publikimit | 08.08.2025 |