NJOFTIM PER KONSULTIM ME PUBLIKUN

Titulli : Mbledhja e rekomandimeve per Tavanet Pergatitore Buxhetore 2026-2028 dhe per Draftin e pare te Projekt Buxhetit Afatmesem 2026 – 2028.

 

Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkise Z. Erges DULE.

Qellimi: Ky bashkebisedim me banoret dhe grupet e synuara te Bashkise Konispol ka per qellim mbledhjen e sugjerimeve te komunitetit lidhur me projektbuxhetin afatmesem si edhe rekomandimeve per tavanet pergatitore buxhetore.

Kliko këtu për të shkarkuar Tabelat e PBA 2026-2028-Faza-1 – Bashkia-Konispol

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do te zhvillohet ne godinen e bashkise sipas kalendarit me poshte:

 

Data                Ora                 Vendi

Bashkia Konispol                                       18.07.2025       18.00          Salla ne bashki

Gjithashtu, sugjerimet e tyre jane te mirepritura, ne adresat e emaileve: [email protected] dhe [email protected]

Pjesemarres:

  • Nga ana e Bashkise: Keshilltaret e Keshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkise, Sekretar i Keshillit Bashkiak, Koordinatori per Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjes te administrates, drejtoria e buxhetit dhe finances, sektori i tatim taksave, Kryetaret e Fshatrave dhe Administratoret e Njesive Administrative.
  • Nga komuniteti: Banoret e Bashkise Konispol, anetaret e shoqerise civile, OJF dhe Media, Kryetaret e Fshatrave dhe Nderlidhesit Komunitare, grupe interesi

Forma e konsultimit: Takime ne terren.

 

Qellimi i keshillimit publik

 

Evdientimi i nevojave dhe i mendimit te komunitetit perkundrejt programeve/sherbimeve qe ofron bashkia, si dhe marrja e rekomandimeve te publikut ne lidhje me planifikimin dhe shpenzimet e parashikuara ne Tavanet Pergatitore Buxhetore 2026-2028 dhe draftin e pare te Programit Buxhetor Afatmesem 2026-2028 te bashkise Konispol

 

Pershkrimi i ceshtjes qe trajton projektakti

 

 Miratimi i Tavaneve Pergatitore Buxhetore dhe Projekt Buxhetit Afatmesem eshte nje vendim i rendesishem qe merret nga Keshilli i Bashkise, pasi percakton fondet qe do te perdoren per te gjitha sherbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancen e tyre. Keshilli i Bashkise duhet te sigurohet qe fondet publike te shkojne per permiresimin e sherbimeve qe ofrohen nga Bashkia per komunitetin dhe adresojne nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese te Bashkise. Per kete, Keshilli i Bashkise do te organizoje kete konsultim publik per te marre mendimin dhe sugjerimet e qytetareve:

·         Per menyren se si duhet te shperndahen fondet pergjate 2026-2028

·         Per nivelin e financimit te parashikuar ne Tavanet Pergatitore buxhetore 2026-2028

·         Sa dhe si fondet e planifikuara per 2026-2028 sherbejne per te permiresuar sherbimet qe ofron bashkia

·         Per cilat sherbime / funksione, komuniteti mendon se bashkia duhet te shpenzoje me shume gjate tre viteve te ardhshme.

 

Pyetjet qe ngre Keshilli ndaj publikut

 

 

Keshilli i Bashkise eshte i interesuar te marre opinionin e komunitetit ne lidhje me ceshtjet si vijon:

1.       A jeni dakord me menyren si jane planifikuar te shpenzohen parate?

2.       Cilat jane nevojat tuaja, per permbushjen e te cilave duhen permiresuar sherbimet qe ofrohen nga ana e Bashkise?

3.       Cilat jane sherbimet prioritare per te cilat bashkia duhet te shpenzoje me shume fonde publike gjate periudhes 2026 – 2028?

4.       Per cilin sherbim publik jeni me te kenaqur?

Tjeter

 

Shpjegim te procesit qe do ndjeke dhe veprimet qe do te ndermarre Keshilli per te shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri ne marrjen e vendimit

Pas mbledhjes se rekomandimeve, Keshilli i Bashkise do te ndjeke hapat si vijon:

1.       Pergatitjen nga ana e Sekretariatit te Keshillit te nje Permbledhje te Rekomandimeve dhe rezultateve te plota te takimit/takimeve qe perfshin te gjitha mendimet dhe propozimet qe do te vijne nga komuniteti dhe berja publike e kesaj Permbledhje.

2.       Dergimi i Permbledhjes me Rekomandimet Kryetarit te Bashkise, Komisionit te Ekonomise dhe Finances… dhe keshilltareve te KB.

3.       Shqyrtimi nga ana e komisionit te ekonomise dhe finances…(mbledhja e komisionit eshte e hapur per publikun sipas datave te parashikuara ne kalendar) te cdo rekomandimi dhe te opinionit te Kryetarit te Bashkise ne lidhje me to;

4.       Reflektimi i rekomandimeve te dala nga konsultimi publik ne dokumentin perfundimtar te Tavaneve Buxhetore 2026-2028 si dhe ne PBA 2026-2028 te rishikuar.

5.       Diskutimi dhe miratimi i akteve te mesiperme ne seancen e hapur te Mbledhjes se Keshillit ne perputhje me detyrimin ligjor dhe afatet kohore te percaktuara ne te.

6.       Informimi i komunitetit, per marrjen ne konsiderate te rekomandimeve ose per mosmarrjen ne konsiderate dhe arsyet e mosmarrjes ne konsiderate te tyre.

7.       Publikimi i akteve perkatese ne faqen e Keshillit te Bashkise dhe ne rubriken e transparences se Bashkise.

8.       Njoftimi i administrates per aktin/aktet e miratuar.

Monitorimi i zbatimit te tij.

Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme. Opsionet e mundshme per t’u shqyrtuar nga ana e Keshillit jane:

Ndryshime ne alokimin e fondeve per programe te caktuara me qellim permiresimin e sherbimeve te ofruara nga Bashkia.

Kontaktet dhe afatet e dergimit te komenteve, rekomandimeve, verejtjeve

 

Sugjerimet jane te mirepritura deri me date 14 Korrik 2025, ne adresat e email-it:

[email protected]

[email protected]

 

Data e publikimit

 

Date  27 /06/2025

 

 

AlbaniaUSA