NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN – Konsultim publik për Planin vendor social, 2026-2028

Konsultim publik për Planin vendor social, 2026-2028.

Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Erges Dule.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Konispol ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin vendor social, 2026-2028.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Konispol, sipas kalendarit më poshtë:

 

Konispol  

Data                    Ora                        Vendi

15.08.2025                 11.00                Salla e mbledhjeve ne bashki

 

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected]

dhe [email protected]

Linku i dokumentit: https://www.bashkiakonispol.gov.al/plani-social-vendor/

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, administrata e bashkisë
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Konispol, organizata joqeveritare, shoqëri civile dhe grupe interesi.

 

Forma e konsultimit: Takim publik.

Qëllimi i këshillimit publik Diskutimi dhe mbledhja e rekomandimeve sa i takon Planit vendor social për 2026-2028.
 

Përshkrimi i çështjes

 

 

1.Vizioni

Konispoli, bashkia me një sistem të integruar dhe të aksesueshëm të mbrojtjes sociale, që bashkon parandalimin, ndërhyrjen e hershme dhe riintegrimin, duke e lidhur kujdesin shoqëror me shëndetin, arsimin dhe punësimin për dinjitet, barazi dhe mundësi për çdo qytetar.

2.Misioni

Misioni i Planit Social të Bashkisë Konispol është të ngrejë dhe  të garantojë një sistem të integruar e të aksesueshëm të mbrojtjes sociale që parandalon rreziqet, ndërhyn herët dhe mbështet riintegrimin, duke e lidhur kujdesin shoqëror me shëndetin, arsimin dhe punësimin—për dinjitet, barazi dhe mundësi për çdo qytetar.

3.Parimet e Planit SocialVendor

Plani Social Vendor i Bashkisë Konispol mbështetet në një qasje gjithëpërfshirëse që vë në qendër të drejtat e njeriut dhe aksesin e barabartë në shërbime, duke adresuar varfërinë, pabarazitë dhe pengesat strukturore që kufizojnë mirëqenien e qytetarëve. Parimet udhëheqëse janë:

 

Përfshirja sociale: Mundësi dhe qasje e barabartë në shërbime e burime për çdo individ dhe komunitet, me fokus në heqjen e barrierave.

Universaliteti dhe mosdiskriminimi: Qasje e barabartë pa dallim gjinie, moshë, aftësie, etnie, statusi socio-ekonomik apo vendbanimi.

Të drejtat e njeriut dhe dinjiteti: Respektim i të drejtave themelore dhe standardeve në çdo ndërhyrje dhe shërbim.

Reduktimi i varfërisë dhe pabarazive: Masa të synuara që zbusin varfërinë, reduktojnë pabarazitë dhe rrisin reziliencën familjare.

Zhvillimi i qëndrueshëm: Balancim i ndikimit social me qëndrueshmërinë financiare e administrative, për rezultate afatgjata.

Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave: Ruajtje e privatësisë dhe përpunim i të dhënave sipas ligjit dhe etikës.

Qeverisje e mire: Transparencë, pjesëmarrje qytetare dhe llogaridhënie në planifikim, vendimmarrje dhe raportim.

Bashkëpunimi dhe partneriteti: Koordinim ndërsektorial dhe aleanca me OJF, sektorin privat, institucionet qendrore dhe komunitetin.

Barazia gjinore dhe qasje e ndjeshme ndaj ciklit jetësor: Shërbime që adresojnë nevoja të ndryshme të grave e burrave dhe përgjatë gjithë ciklit jetësor.

Vendimmarrje e bazuar në të dhëna, standarde dhe Monitorim dhe Vlerlersim: Vendimmarrje mbi të dhëna; përdorim i standardeve të shërbimit; indikatorë SMART, monitorim dhe vlerësim periodik për përmirësim të vazhdueshëm.

Këto parime janë të rëndësishme për krijimin e një Plani Social që trajton nevojat dhe sfidat sociale të banorëve të Bashkisë Konispol, duke garantuar përfshirje, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit.

Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të Drejtoreshes se sherbimeve sociale, në  bashki: [email protected] dhe keshillit bashkiak [email protected] BRENDA DATËS 18.08.2025
 

 

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli dhe adiministrata për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit

 

 

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Konispol  do të ndjekë hapat si vijon:

1.       Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit ose personave përgjegjës në bashki të një Përmbledhjeje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje;

2.       Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Barazisë Gjinore dhe Mireqenies Sociale, të Ekonomisë dhe Financës dhe çdo këshilltari të bashkisë;

3.       Shqyrtimi nga ana e komisioneve të cdo rekomandimi dhe  opinioni.

4.       Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit.

5.       Njoftimi i administratës për aktin e miratuar.

6.       Monitorimi i zbatimit të tij.

Data e publikimit 08.08.2025

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN – Konsultim publik për Planin vendor te Integritetit, 2025-2027, bashkia Konispol

Konsultim publik për Planin vendor te Integritetit, 2025-2027, bashkia Konispol.

Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Erges Dule.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Konispol ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Planin Vendor te Integritetit, 2025-2027.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Konispol, sipas kalendarit më poshtë:

 

Konispol   

Data                    Ora                        Vendi

12.08.2025                 11.00                Salla e mbledhjeve të këshillit

 

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected] dhe [email protected]

Linku i dokumentit: https://www.bashkiakonispol.gov.al/plani-vendor-i-integritetit-bashkia-konispol-2025-2029/

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, administrata e bashkisë
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Konispol, organizata joqeveritare dhe shoqëri civile.

 

Forma e konsultimit: Takim publik.

Qëllimi i këshillimit publik Diskutimi dhe mbledhja e rekomandimeve sa i takon Planit Vendor te Integritetit, 2025-2028.
 

Përshkrimi i çështjes

 

 

Plani i Integritetit për Bashkinë Konispol ka rëndësi të veçantë për disa arsye kryesore:

·         Forcimi i Integritetit Institucional: Ky plan ndihmon në forcimin e integritetit institucional duke vendosur standarde të larta etike dhe profesionale për të gjithë punonjësit dhe drejtuesit e bashkisë.

·         Parandalimi i Korrupsionit: Duke identifikuar dhe vlerësuar risqet e integritetit, plani kontribuon në parandalimin e praktikave korruptive dhe parregullsive të tjera, duke rritur kështu besimin e publikut në administratën lokale.

·         Rritja e Transparencës dhe Llogaridhënies: Plani promovon transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha veprimtaritë e bashkisë, duke siguruar që vendimet dhe veprimet e ndërmarra janë të hapura dhe të arsyetuara mirë.

·         Menaxhimi Efektiv i Burimeve Njerëzore: Plani përfshin zhvillimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore me aftësi të nevojshme për identifikimin, vlerësimin dhe parandalimin e risqeve të integritetit, duke siguruar një administratë më të aftë dhe më të përgjegjshme.

·         Përmirësimi i Shërbimeve për Qytetarët: Duke përmirësuar etikën dhe integritetin në administratë, plani ndihmon në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe të besueshme për qytetarët.

·         Ndërveprimi më i Mirë me Publikun: Me rritjen e transparencës dhe ndërveprimit me publikun, plani ndihmon në krijimin e një marrëdhënieje më të fortë dhe më të besueshme midis bashkisë dhe qytetarëve.

·         Menaxhimi i Riskut: Duke përfshirë menaxhimin e riskut të integritetit në fusha të veçanta të përgjegjësisë, plani siguron një qasje proaktive për identifikimin dhe trajtimin e risqeve të mundshme përpara se ato të bëhen problematike.

Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të Specialistes se Integrimit dhe koordinimit evropian në  bashki: [email protected] dhe [email protected]  BRENDA DATËS 18.08.2025

 

 

 

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli dhe adiministrata për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit

 

 

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Konispol  do të ndjekë hapat si vijon:

1.       Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit ose personave përgjegjës në bashki të një Përmbledhjeje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje;

2.       Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë dhe çdo këshilltari të bashkisë;

3.       Shqyrtimi nga ana e komisioneve të cdo rekomandimi dhe  opinioni.

4.       Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit.

5.       Njoftimi i administratës për aktin e miratuar.

6.       Monitorimi i zbatimit të tij.

Data e publikimit 31.07.2025

 

 

 

 

 

AlbaniaUSA